Kurbani vullnetar (sadakë) bëhet në shenjë falënderimi ndaj Zotit, për arsye të ndryshme; qoftë për arritjen e ndonjë dëshire jetësore; pastaj për arsye shërimi; për nisjen e shtëpisë së re; për zotime / nedhër, etj. Bashkësia Islame organizon therjen e tyre sipas dispozitave islame, kurse mishi i tyre shpërndahet te kategoritë që kanë nevojë.