Rreth nesh
Mirë se vini në Këshillin e Bashkësisë Islame - Prizren
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është institucioni i vetëm në Kosovë përgjegjës për ta mbrojtur Islamin dhe vlerat fetare të muslimanëve.
Ajo është pronare e të gjitha xhamive, mektebeve, Medresesë ‘Alauddin’, Fakultetit Islam, Instituteve të Kur’anit, Institutit Islam IHSI, Shtëbisë Botuese ‘Dituria Islame’, Shoqatës Humanitare ‘Bereqeti’, etj.
Falë këtij organizimi që ka nisë nga vetë Pejgamberi a.s., sot kemi ezan, kemi xhami, kemi imamë e kemi iman!
Si direk i këtij populli, e me një histori të pasur e të rrënjuar në shërbim ndër shekuj, Bashkësia Islame – Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit është simbol shprese, edukimi, solidariteti, etj, e dedikuar për të nxitur një frymë të madhe të bujarisë brenda komunitetit.
E udhëhequr me koncept të ymetit, ajo është ngaherë hisja jonë e secilit prej nesh, shqiptar, boshnjak, turq, egjiptian, ashkali dhe rom.